Florian Wirtz synon t’i bashkohet Bayern Munichut përpara se të shkojë në një klub jashtë Gjermanisë, sipas gazetarit Florian Plettenberg .
Ylli i madh gjerman është një ndër lojtarët më të kërkuar dhe kjo verë mund të bëjë që ai të largohet nga Bayer Leverkusen.
“Ne kemi informacione se ai dëshiron të shkojë në Bayern Munich dhe kështu e parashikon karrierën e tij: Bayern Munich fillimisht, pastaj një lëvizje jashtë vendit. Nëse kjo ndodh, nuk e di. Nuk mendoj se ata do ta arrijnë këtë vit”, deklaroi Plettenberg.
Plettenberg shtoi se presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, është shumë i përfshirë në nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit sulmues të Bayer Leverkusen.
Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen janë rival këtë sezon për titullin e kampionit, ndërsa aspirinat ia fituan vitin që shkoi. /Telegrafi/