Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, raportohet se ka marrë më në fund vendimin e tij final sa i përket të ardhmes së tij.
21-vjeçari llogaritet si njëri prej futbollistëve të rinj më të mirë në botë dhe ka luajtur një rol kyç në triumfin e Leverkusenit në Bundesliga sezonin e kaluar.
Ai tashmë ka gjashtë gola të shënuar dhe pesë asistime këtë sezon, ndërsa po ashtu ka shënuar edhe pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Raportimet nga mediat e lidhnin atë vazhdimisht me një kalim tek Real Madridi, të cilët duket se janë të vendosur të nënshkruajnë me një mesfushor me tipare sulmuese verën e ardhshme.
Por, ai gjithashtu është lidhur edhe me Arsenal dhe Bayern Munich, teksa The Times kishte pretenduar se gjermani është një objektiv kryesor edhe për Pep Guardiolën.
Çmimi i kartonit të Wirtz raportohej se kapte vlerën e 150 milionë eurove, me Leverkusenin që po synonte të mbante në skuadër njërin prej lojtarëve të tyre kryesor.
Në ndërkohë, reprezentuesi gjerman tashmë duket se ka marrë përfundimisht vendimin për të ardhmen e tij.
BIG NEWS IN GERMANY!@kicker_BL reporting that Florian Wirtz has extended his contract for another year. Till 2028.
This will stop all speculations about a move already next summer.
He was number 1 target for Bayern MunichImpressive work by @bayer04fussball
— Jan Aage Fjørtoft 🇳🇴 (@JanAageFjortoft) December 16, 2024
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, Wirtz do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Real Madridi, Bayerni apo City, pasi ka vendosur që ta rinovojë kontratën me Leverkusenin.
Është raportuar se kontrata e tij aktuale e cila skadon në 2027 do të zgjatet edhe për një vit, ku ai do të përfitojë gjithashtu edhe një rritje të konsiderueshme të pagës./Telegrafi/