Telegrafi

WindowsAndroid kthen PC-në në pajijse Android!

WindowsAndroid lejon ekzekutimin e aplikacioneve të Android në kompjuterin tuaj personal i cili bazohet në sistemin operativ Windows, por gjithashtu kërkimin nëpër shfletues dhe komponentat tjera të sistemit operativ.

Thënë ndryshe, veglat e krijuara nga SocketeQ i tejkalojnë mundësitë e ofruara nga BlueStacks.

Për ta marrë versionin e ri të WindowsAndroid, përdoruesit duhet që fillimisht të plotësojnë një formë për shkarkim, e cila mundëson marrjen e instaluesit, lidhja e të cilin vjen në email. Hapësira e nevojshme për shkarkimin e kësaj vegle është 300MB. / Telegrafi /