Telegrafi

Windows XP prapë në rënie

Në vendin e dytë është Windows 7, posedimi i të cilit është rritur nga 36% në 38%, e në të tretin është Vista posedimi i së cilit ka rënë në 8%. Të gjitha versionet e MacOS X së bashku në kompjuterët e tavolinës mbajnë rreth 6% të tregut.

Edhe pse është ende duke udhëhequr Windows XP prapëseprapë vazhdimisht po shënon rënie, që në masë të madhe po nxitet edhe nga vet Microsoft i cili thekson se përkrahja për këtë sistem operativ do të ndërprehet në prillin e vitit 2014. Në të vërtetë, para një viti Windows 7 kishte në posedim deri në 24%, derisa posedimi i Windows XP ishte 57%. /Telegrafi/