Telegrafi

Windows Phone të ofrojë edhe aplikacionet e Android

Dikur, telefonat e linjës Nokia Lumia janë bazuar vetëm në sistemin operativ Windows Phone, ndërsa tani duket se lideri global Android është opsioni i ri shtesë për markën e telefonave Lumia, sidomos duke pasur parasysh se sa shumë Microsoft ka paguar për njësinë e telefonave mobil të Nokia’së, linjën dhe njësinë mobile Lumia.

Me sa duket, strategjia e re e Microsoft është që ta zgjerojë linjën e telefonave të saj Lumia edhe në Android, për ta popullarizuar markën e saj të telefonave, dhe nxitjen e përdoruesve për kalim të mëvonshëm në platformën e saj, Windows Phone.

Dhe pjesë e strategjisë është edhe përdorimi i aplikacioneve të Android edhe në sistemin e saj operativ mobil. Një hap të tillë kohëve të fundit e ka ndërmarrë edhe kompania kanadeze BlackBerry, duke sjellë aplikacionet e Android për BlackBerry 10.3 nga Amazon AppStore.

Sipas The Verge, Microsoft është në kërkim të lejimit të aplikacioneve të Android për të dy platformat e saj, Windows Phone për telefonat e mençur, dhe Windows RT – platformën e tyre për tabletë.

Microsoft është mjaft prapa Android në aspektin e numrit të aplikacioneve që janë në dispozicion në Windows Phone, prandaj një veprim i tillë duket i arsyeshëm dhe i pritur nga ana e kompanisë amerikane e cila pak kohë më parë e bleu liderin e dikurshëm global, kompaninë Nokia. /Telegrafi/