Telegrafi

Windows Phone para BlackBerry, por nuk rritet!

Lajmi i mirë është se sistemi i saj operativ mobil – Windows Phone e ka kaluar pjesëmarrjen e rivalit kanadez, kompanisë BlackBerry, ndërsa lajmi i keq është se kjo pozitë e re e platformës së saj nuk nënkupton se madhësia e Microsoft në treg është rritur.

Kjo, pasi që raporti i ri i comScore thotë se Windows Phone tani mban 3.2 për qind të tregut amerikan, krahasuar me BlackBerry e cila ka 3.1 për qind të tregut.

Mirëpo, pjesëmarrja e Microsoft në tregun mobil nuk është rritur aspak, pasi që përqindja nuk ka lëvizur që nga muaji tetor, kur Microsoft gjithashtu mbante vetëm 3.2 për qind të tregut mobil në SHBA.

Në këtë periudhë, BlackBerry kishte 3.6 për qind të tregut, dhe pjesën e saj besohet se e ka marrë lideri i tregut amerikan, kompania Apple, dhe modelet e reja të iPhone.

Në raportin e njëjtëë të comScore thuhet se Facebook ka qenë aplikacioni me shtrirjen më të madhe, duke u paraqitur me 77.6 për qind të telefonave që bazohen në iOS apo Android.

Google Play ishte shërbimi i dytë më i famshëm me 52.4 për qind, dhe YouTube e treta me 49.7për qind./ Telegrafi