Telegrafi

Windows Phone nga Lenovo

Gjithashtu, ai konfirmoi autenticitetin e fotografive të pajisjeve me WP7 të cilat kishin rrjedh në publik kohë më parë.

Bëhet fjalë për pajisjen e cila për nga specifikat është në rang me pajisjet tjera WP7 të gjeneratës më të re. Celulari ka ekranin 3.8-inçësh me rezolucion prej 800 x 480 piksel, është përfshirë procesori 1.4-gigahercësh i Qualcomm me një bërthamë, dhe 512 MB RAM dhe 8 GB të memories flash. Gjithashtu, në përgatitje e sipër është edhe modeli më i fuqishëm me një gigabajt të memories punuese dhe me 16 GB të memories flash.

Lenovo pret që pajisjet e tyre të para me WP7 në shitje do të paraqiten gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/