Telegrafi

Windows Phone, me 80 mijë aplikacione!

Ndërsa sot, në një njoftim të ri lidhur me numrin e aplikacioneve në këtë sistem operativ, thuhet se janë arritur mbi 80 mijë aplikacione, të cilat janë në dispozicion për shkarkim nga përdoruesit.

Edhe pse sistemi operativ i kompanisë Microsoft, është mjaft prapa platformave rivale si Android i Google, ose iOS i Apple, duket se trendi i rritjes së aplikacioneve në Windows Phone është mjaft i shpejtë.

Nëse ky trend i rritjes së aplikacioneve do të vazhdojë deri në 100 mijë aplikacione, atëherë platforma e Microsoft do ta tejkalojë edhe një herë sistemin operativ BlackBerry OS, i cili nuk ka më shumë se 70 mijë aplikacione mobile për përdoruesit e saj. / Telegrafi /