Telegrafi

Windows Phone mban 10 për qind të tregut mobil evropian!

Në raport thuhet se Windows Phone tani ka 9.2 për qind të tregut të telefonave në pesë vendet kryesore në Evropë, ndërsa dihet se për momentin dominues i tregut është Google Android, i përcjell nga rivali kryesor, Apple iOS.

Në Francë,Windows Phone mban 10.8 për qind të tregut, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kjo përqindje është më e lartë pasi ajo arrin në 12 për qind.

Do të jetë interesante të shihet se çka do të ndodhë kur Microsoft ta merr përsipër kompaninë Nokia, përkatësisht njësinë e saj të telefonave mobil. / Telegrafi /