Telegrafi

Windows Phone do të jetë pa pagesë?

Sipas një raportit të ri të publikuar nga The Times of India, thuhet se Microsoft do t’i ndjek hapat e Google për dhënien e softuerit të saj mobil falas, pasi që kompania amerikane këtë gjë e ka bërë tashmë me dy prodhues indian të telefonave, Lava dhe Karbonn.

Kjo lëvizje e Microsoft vjen pas shumë raporteve të cilat sugjeronin se kompania është duke e testuar idenë hapjes së sistemit të saj operativ, dhe ofrimit të licencave të platformës së saj, pa asnjë pagesë.

Aktualisht, Microsoft i ngarkon partnerët e saj me kosto të licencës për Windows, edhe pse thuhet se gjërat mund të ndyshojnë edhe në këtë drejtim. / Telegrafi /