Telegrafi

Windows Phone bëhet me 200 mijë aplikacione

Tani, Microsoft ka dhënë numrin aktual të aplikacioneve në Windows Phone Store dhe shifrat e prezantuara me të vërtetë janë një lajm i mirë.

Sipas Microsoft, dyqani i saj i aplikacioneve është "duke e tejkaluar shifrën prej 12 milionë transaksioneve në ditë dhe se Windows Phone Store tani ka tejkaluar numrin prej 200.000 aplikacioneve".

Dhe ky është një lajm i mirë për zhvilluesit e aplikacioneve por edhe për përdoruesit e këtij sistemi operativ, por edhe për vetë Microsoft

Microsoft gjithashtu e ka dhënë parashikimin e saj muajin e kaluar, duke thënë se në dyqanin e saj të aplikacioneve përdoruesit do të mund të shpenzojnë deri në 100 milionë dollarë në qoftë se duan ta bëjnë një gjë të tillë. / Telegrafi /