Telegrafi

Windows Phone 8

Video sjell mjaftë shumë informata për Apollon, siç është emri i koduar për sistemin Windows Phone 8 dhe pa marrë parasysh nëse rrjedhja e të dhënave është e qëllimshme ose e rastësishme, detajet janë premtues.

Windows Phone 8 nuk do të jetë, si deri tani, i bazuar në Windows CE kernel, por në Windows 8 kernel. Edhe pse ky është ndryshim i rëndëdishëm, kompatibiliteti me aplikacionet e Windows Phone 7.5 (për të cilat Microsoft pritet të jenë rreth 100,000) nuk do të rrezikohet dhe aplikacionet do të punojnë edhe në këtë SO.

Përveç që do të ndajnë kernelin, Windows Phone 8 dhe Windows 8 do të arrijnë në treg në afat të njëjtë kohorë dhe do të ndajnë ekosistemin për shkak të kodit, komponentëve dhe përvojës së unifikuar të shfrytëzuesve, e të gjitha këto nën strategjinë e re të kompanisë Windows Reimagined. Windows Phone 8 do të ofroj edhe zgjidhje më të madhe të harduerit kështu që arrijnë: katër rezolucione të reja, procesorët shumë-bërthamësh, përkrahja për NFC-në, përkrahja për microSD të ndryshueshëm dhe BitLocker përkrahja 128-bitësh “për Enterprise”. /Telegrafi/