Telegrafi

Windows Phone 7% e tregut Kinez

Edhe pse kjo në shikim të parë nuk duket si pjesë e madhe, duhet pasur parasysh se Kina është treg gjigant dhe se, sa për krahasim, duhet thënë se iPhone i Apple pas prezencës dukshëm më të gjatë mban 6% të tregut. Bindshëm në pozitë shumë më të mirë janë, duhet thënë, pajisjet me Android të cilëve u takon 69% të tregut, respektivisht më shumë se dy të tretat.

Microsoft shpreson se do të rris posedimin e vet, e kësaj do të duhej ti kontribuojnë edhe aplikacionet për Windows Phone të shkruara apostafat për tregun kinez, e në të cilat momentalisht po punojnë rreth 2,500 njerëz në departamentin e Microsoftit për zhvillim dhe hulumtim. /Telegrafi/