Sipas një njoftimi të kohëve të fundit, thuhet se Microsoft do ta lansojë Windows Phone 7.5 Mango gjatë kësaj jave, ose më saktë më 15 shtator, ndërsa i njëjti do të jetë në dispozicion në të gjitha pajisjet mobile që bazohen në Windows Phone 7.
Java e ardhshme do të jetë me shumë rëndësi për platformën Windows Phone dhe pozicionimin e saj në tregun e sistemeve operative për telefonat e mençur mobil.
Kjo, pasi që Mango do të lëshohet, dhe funksionet kryesore do të jenë në dispozicion për zhvilluesit. / Telegrafi /