Telegrafi

Windows-On-ARM pa Flash!

Windowsët 8 të bazuar në procesorët e arkitekturës x86 do të përkrahin Flashin, por vetëm në ndërfaqen desktop, por jo edhe në aplikacionet Metro. Në përputhje me politikën e re të kompanisë, autorët e përmbajtjeve në ueb, si dhe shfrytëzuesit, këshillohen të përdorin standardet universale siç është HTML 5.

Kompania së voni në blogun e vet publikoi se Windows 8 në ARM do të ketë qasje edhe në ndërfaqen klasike desktop. Edhe pse kjo ishte e ditur më herët, por ndoshta nuk ishte mjaftë e qartë, kështu që tani Sinofsky konfirmoi se në pajisjet me ARM, përveç komponentëve të instaluara të Windowsit, do të mund të ekzekutohet vetëm edhe Wordi, Exceli, PowerPointi dhe OneNote.

Edhe pse qëllimi i Microsoftit është lansimi i pajisjeve Windows-on-ARM paralelisht me kompjuterët tradicional me Windows 8, Sinofsky tërhoqi vërejtjen se para kompanisë qëndron ende një punë e madhe me qëllim të përgatitjes së tërë ekosistemit PC. /Telegrafi/