Telegrafi

Windows kalon BlackBerry-në!

 
Nëse analiza parashikon të vërtetën, Microsoft-i do të jetë lojtari i tretë në renditje në këtë treg, i cili është duke u udhëhequr nga Google Android dhe Apple iOS, me epërsi të lartë. Në këtë rast, Microsoft do të ketë vetëm 2% të tregut.
 
Microsoft dhe partneri i saj strategjik – Nokia, kanë caktuar datën e një ngjarje të madhe mediale e cila pritet të mbahet më 5 shtator në të cilën pritet që kompanitë të lansojnë modelin e ri të telefonit me versionin e ri të sistemit të tyre operativ, Windows Phone 8. 
 
Në anën tjetër, prodhuesi i telefonave BlackBerry, kompania kanadeze RIM, tashmë është duke u vonuar në lansimin e telefonit të ri me versionin e sistemit të ri operativ, BlackBerry OS 10, dhe kjo me siguri se do të ndikojë që kompania në krizë të vazhdojë të pësojë humbje, duke u shndërruar në lojtarin e katërt  në treg për nga madhësia. / Telegrafi /