Telegrafi

Windows 9 mund të zbulohet javën e ardhshme?

WZor gjithashtu beson se Microsoft do ta përdor këtë rast për ta zbuluar përditësimin e ri – Windows 8.1 Update 2, i cili besohet se do të lëshohet gjatë mesit të muajit gusht.

Raportet e mëhershme pretendonin se Microsoft do ta mundësojë një vlerësim fillestar për Windows 9 gjatë kësaj vjeshte, i cili do të pasohet me prezantimin zyrtar të versionit më të ri të sistemit të saj operativ, që pritet të bëhet në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit të ardhshëm.

Microsoft besohet se është shumë e interesuar që ti drejtojë përdoruesit e saj në platformën e saj të re, duke i larguar ngadalë nga Windows 8.

Burime të ndryshme gjithashtu thonë se Microsoft ka bërë gati një shumë të madhe të parave për promovimin e Windows 9, sepse me këtë version kompania synon që të ofrojë përvojë të re të sistemit të saj operativ, në gjithë botën. /Telegrafi/