Informatat për këtë sistem operativ megjithatë arrijnë nëpërmes faqeve të ndryshme të internetit të cilat përcjellin situatën dhe vijnë deri tek informatat të cilat rrjedhin nga Microsofti.
Një faqe e tillë e besueshme është edhe ajo ruse WZOR. Kjo faqe kohë më parë ka publikuar informata të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e sistemit të ri operativ.
Sipas këtyre informatave, Microsoft tanimë ka punuar në paketën e dytë të shërbimeve (Service Pack 2) për Windows 7 i cili do të paraqitet kah mesi i vitit 2012, duke siguruar krejt çka është e nevojshme për këtë sistem operativ. Diku në të njëjtën periudhë kohore do të paraqiten edhe versionet e para eksperimentale të Windows 8, derisa ai final do të arrijë më 7 janar 2013. /Telegrafi/