Telegrafi

Windows 8 – të mërzitur shpejtë

Duke matur numrin e reklamave të shfaqura përmes Windows 8 Developer Preview në rrjetin e vet reklamues gjatë muajit dhjetorit, shifrat tregojnë rënie në krahasim me shtatorin e këtij viti. Pak kohë pas paraqitjes së Windows 8 Developer Preview numri i reklamave të shfaqura përmes sistemit të ri operativ të Microsoftit pati një rritje të madhe, por nga atëherë është duke u shënuar një rënie e lehtë.

Në Chitika janë të befasuar me zhvillimin e metile të situatës, në veçanti nëse merret parasysh se Microsoft gjatë shkurtit pritet të lëshoj betan e parë publike të Windows 8. Në të vërtetë, duke pasur parasysh afrimin e paraqitjes së betas së parë dhe paralajmërimeve për hapjen e Windows 8 app store-it, sipas vlerësimeve nga Chitika për të pritur është se aktiviteti në mesin e shfrytëzuesve të hershëm dhe zhvilluesve të aplikacioneve do të rritet. /Telegrafi/