Telegrafi

Windows 8 gjatë tetorit

Njëkohësisht në treg pritet të paraqiten pajisjet me Windows 8 me procesorët x86 dhe ARM, edhe pse këta të fundit në masën më të vogël – burimet cekin më pak se pesë pajisje në kohën e paraqitjes së Windows 8 (prej të cilave tri do të jenë tablet) dhe mbi 40 pajisje të bazuara në çipat x86. Me paraqitjen e sistemit të ri operativ gjatë tetorit Microsoft mund të llogaris në shitje të mirë gjatë festave të fundvitit, e kjo në veçanti ka të bëjë me tabletët.

Kompania për partnerët kah fillimi i prillit do të mbaj konferencën në të cilën pritet të zbuloj më shumë detaje rreth strategjisë së lansimit të Windows 8 dhe marketingut për këtë SO, si dhe më shumë detaje rreth kohës së saktë të paraqijtes. I njëjti burim cek edhe se numri i vogël i pajisjeve me ARM ka të bëjë me kontrollin rigoroz të kualitetit nga ana e Microsoftit, ashtu që në start çdo gjë të funksionoj sipas planit. /Telegrafi/