Telegrafi

Windows 8 do të prezantohet në shtator?

Sipas raportit të fundit të Business Insider, thuhet se Microsoft është duke planifikuar organizimin e ngjarjes Professional Developers Conference, e cila do të mbahet prej 13 deri më 16 shtator në Anaheim në Kaliforni, ndërsa pritet që pikërisht në këtë konferencë të bëhet zbulimi i Windows 8.

Natyrisht, për momentin kjo është vetëm një thashetheme, ndërsa gjithçka pritet të bëhet zyrtare nga vetë Microsoft.

Në rast se një gjë e tillë konfirmohet nga Microsoft, atëherë lansimi i Windows 8 nuk duket të jetë i largët. / Telegrafi /