Telegrafi

Windows 8 do të mund të fshij aplikacionet

I ashtuquajturi “kill switch” tashmë ekziston për Android dhe iOS, e nga Microsoft thonë se të hollat e paguara për aplikacionin e dhënë do ti kthehen shfrytëzuesve pas largimit të aplikacionit, shkruan Business Insider.

Mirëpo, çfarë ndodhë me të dhënat të cilat në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhura me aplikacionin? Nëse aplikacioni është problematik, me të do të zhduken edhe të dhënat.

“Ju jeni përgjegjës për backup të të dhënave të cilat ndodhen në kuadër të aplikacionit që e keni blerë përmes Windows Store, duke përfshirë edhe përmbajtjen që keni ngarkuar duke përdorur atë aplikacion. Nëse Windows Store, anulon cilindo aplikacion, atëherë të dhënat tuaja të shoqëruara me atë aplikacion mund të fshihen ose ndoshta më nuk do të keni mundësi të ju qaseni. Nuk kemi kurrfarë përgjegjësia për të dhënat tuaja.”

Windows Store do të jetë shitorja e aplikacioneve për Windows 8, e në të përveç aplikacioneve për tablet dhe smartphone do të gjenden edhe aplikacionet për desktop, e do të nis punën nga shkurti i vitit të ardhshëm, kur do të paraqitet edhe beta e sistemit operativ. /Telegrafi/