Telegrafi

Windows 8 del në 2012

Ndonse ishte folur shumë për sistemin Windows të gjeneratës së re, kjo është hera e parë që ajo është konfirmuar nga një zyrtar i Microsoft, e jo pak, por, nga vetë drejtori ekzekutiv Steve Ballmer, gjatë Konferencës për zhvillim të Microsoft-it në Japoni .

“Kemi punuar shumë për Windows 7, dhe klientët tanë kanë mbetur të kënaqur. Por ka ardhur koha që të shohim sistemin Windows të gjeneratës së re: Windows 8. Me daljen e saj në vitin 2012, ju do të shihni dhjetra kompiuter, laptopë e tabletë të rinj.”, ka deklaruar Ballmer.

Ndërkohë, detajet për të rejat që do të sjellë “Windows 8”, pritet që të bëhen publike javën e ardhshme, nga vetë presidenti i Windows, Steven Sinofsky, gjatë konferencës “Gjithçka mbi Teknologjinë”. /Telegrafi/