Telegrafi

Windows 8 Consumer Preview është build 8250

Microsoft do të lëshoj në qarkullim Windows 8 Consumer Preview gjatë mbajtjes së evenimentit, rreth orës 9 të mëngjesit. Build 8250 sjell disa lojëra dhe aplikacione si dhe disa ndryshime tashmë të paralajmëruara, sikurse që është mungesa e butonin Start në taskbar dhe rregullimi i logos në Charms bar.

Përveç ndërfaqes Metro që i adaptohet pajisjeve me ekranet e ndjeshme në prekje, Windows 8 do të ketë edhe mod-in e punës me desktop klasik, e funksionaliteti i Startit, edhe pse butoni mungon, nuk do të shkoj asgjë kundi. Windows 8 Developer Preview qysh tani ka treguar një avancim të ndjeshëm në krahasim me Windows 7 për sa i përket zaptimit të resurseve harduerike, si dhe shumë përmirësime të tjera në punë me rrjetat mobile. Përveç përshpejtimit, në masë të madhe është ndryshuar edhe përdorimi i disa aplikacioneve siç janë Windows Explorer i cili përdorë menytë Ribbon dhe Task Manager i cili ofron më shumë informata precize për proceset e nisura. /Telegrafi/