Telegrafi

Windows 8 beta publike konfirmohet për shkurt 2012

Versioni i Windows 8 i cili ishte lëshuar vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve, ishtë bërë jashtëzakonisht i famshëm, dhe ishte pëlqyer shumë nga ky segment i tregut, ndërsa pritet që version publik I këtij sistemi operativ do të jetë edhe më i famshëm se kaq.

Përkundër konfirmimit të kohës së lansimit të Windows 8, Microsoft ende nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të dal në treg me versionin beta të sistemit t saj të ri operativ.

Në anën tjetër, është thënë se Windows 8 do të jetë i gatshëm për prodhuesit e pajisjeve që bazohen në këtë system operativ kah muaji qershor i vitit të ardhshëm, prandaj ne mund të llogarisim që në 2012 ta harrojmë versionin paraprak të Windows. / Telegrafi /