Telegrafi

Windows 12 do të lansohet në treg verën e ardhshme?

Sipas një raporti të fundit, Windows 12 do të dalë në treg verën e ardhshme, në qershor 2024.

Ky afat duket se është parashikuar për shkak të deklaratave të presidentëve të Quanta dhe Acer, të cilët ishin të ftuar në Ekspozitën e Teknologjisë Mjekësore në Tajvan më 30 nëntor.

Rritja e shpenzimeve për inteligjencën artificiale gjeneruese (1.37 miliardë dollarë në 2022) u vërejt nga presidenti i Quanta, Lin Baili, duke shtuar se “kur të arrijë Windows 12, prisni që kompjuterët e inteligjencës artificiale të shfaqen njëri pas tjetrit”, transmeton Telegrafi.

Jason Chen, drejtor ekzekutiv i Acer, mendon në mënyrë të ngjashme, por ai nuk është i bindur se kompjuterët me inteligjencë artificiale do të bëhen hit brenda natës.

Në vend të kësaj, ai vuri në dukje se do të duhet kohë që sjellja e klientit të përshtatet me atë që ofrohet.

Data e lansimit të Windows 12 në mes të 2024 është në përputhje me thashethemet e mëparshme mbi këtë temë.

Në tetor, drejtori financiar i Intel, Dave Zinsner përmendi një “Windows të rifreskuar që pritet vitin e ardhshëm”.

Ai tha gjithashtu se prodhuesi i çipave beson se “rifreskimi do ta bëjë vitin e ardhshëm një vit të mirë për biznesin”. /Telegrafi/