Telegrafi

Windows 10 tashmë në 75 milionë pajisje

Brenda 24 orëve të para të lansimit të Windows 10 më 29 korrik, Microsoft tha se sistemi i saj më i ri është instaluar në 14 milionë pajisje.

Dy javë pas lansimit të Windows 10, 12.6 për qind e të gjithë vizitorëve unik në ZDNet (afërsisht një në tetë, duke përfshirë edhe pajisjet mobile) ishin duke përdorur Windows 10.

Të mërkurën, pak nën një muaj pas lansimit zyrtar të platformës së re të Microsoft, u tha se Windows 10 është tani në më shumë se 75 milionë pajisje të gjithë botën.

Zyrtarët e Microsoft gjithashtu thanë se më shumë se 90,000 PC dhe tabletë – modele unike kanë kaluar në Windows 10 deri më sot.

Në Microsoft kanë thënë se qëllimi i kompanisë është për të parë nëse Windows 10 do të jetë i instaluar në 1 miliard pajisjet nga fundi i verës 2018. (Telegrafi)