Telegrafi

Windows 10 ndërpret gazetaren e motit, por shikoni si reagon ajo (Video)

Që kur kompania Microsoft krijoi Windows 10 me përditësim të rekomanduar, ka pasur raportime të shumta që sistemi i ri operativ po instalohet vetvetiu pa pëlqimin e përdoruesit dhe pa ndonjë paralajmërim.

Zyrtarë të Microsoft kanë mohuar një gjë të tillë, por një shembull i tillë ka ndodhur sot drejtpërdrejt në televizion gjatë parashikimit të motit, transmeton Telegrafi.

Qytetarët e Iowa kanë pasur rastin të shohin një përditësim të tillë në televizionin KCCI 8 News, derisa meteorologia Metinka Slater, po fliste për vetëtimat dhe paralajmërimin se gjatë 12 orëve të ardhshme mund të ketë reshje të rënda shiu.

Por ajo nuk qëndroi pa reaguar, pasi në ekranin që po fliste iu shfaq ikona e Microsoft e cila e bëri nervoz.

“Microsoft rekomandon përditësim për Windows 10, çfarë duhet të bëjë?” ka deklaruar e habitur Slater. /Telegrafi/