Telegrafi

Windows 10 Mobile vjen në shtator!

Sipas Neowin, thuhet se Windows 10 Mobile do të lansohet në shtator, apo në çerekun e ardhshëm të vitit.

Sistemi i ri operativ nga Microsoft është dizajnuar për të bashkuar platformat për pajisjet e ndryshme në një platformë të vetme, përfshirë pajisjet si desktop PC-të, notebook laptopët, por edhe telefonat e mençur dhe tabletët.

Data e lansimit në shtator pritet të sjell softuerin e ri për pajisjet mobile që punojnë me Windows.

Sipas parashikimeve, gama e pajisjeve mobile të linjës Microsoft Lumia pritet të jetë e para që do ta marrë përditësimin në Windows 10. (Telegrafi)