Telegrafi

Windows 10 lëshohet gjatë verës në 190 vende

Kompania do të ofrojë përditësim falas në Windows 10, për përdoruesit që përdorin Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1. Kjo ofertë do të jetë valide një vit pas lëshimit të versionit më të ri të sistemit operativ.

Edhe pse Microsoft nuk ka dhënë asnjë datë të saktë të lansimit të Windows 10, ajo që dihet tashmë është se lëshimi i tij tek përdoruesit do të bëhet gjatë verës, pasi që kjo periudhë është konfirmuar edhe zyrtarisht. (Telegrafi)