Telegrafi

Windows 10 ISO tani mund të shkarkohet nga të gjithë

Përditësimi i ri do të jetë në dispozicion si version falas për përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8, por fillimisht vetëm për ata që kanë qenë pjesë e programit Windows Insider.

Megjithatë, Microsoft e ka mundësuar që ata që duan ta shkarkojnë versionin e ri të sistemit të saj operativ si një ISO fajll instalues, të mund ta marrin sfotuerin e ri.

Karakteristikat e reja të sistemit të ri operativ përfshijnë edhe funksionet sikurse Cortana, Continuum, dhe shfletuesin e ri Edge, prej të cilit pritet që ti bëjë përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8 ta shkarkojnë atë miliona herë.

Prej sot, Microsoft e ka bërë të mundur që njerëzit ta shkarkojnë versionin e ri të softuerit të saj edhe përmes Windows Update në PC-të e tyre. (Telegrafi)