Microsoft është pajtuar që t’i paguajë një gruaje në Kaliforni, dhjetë mijë dollarë, pasi që instalimi i versionit të ri Windows 10, e bëri të pa përdorshëm kompjuterin e saj.
Sipas BBC-së, Teri Goldstein tha se kompjuteri i saj u përpoq që ta instalonte automatikisht këtë version pa lejen e saj, gjë kjo e cila e bllokoi atë duke e bërë të pa përdorshëm, transmeton KosovaPress.
Microsoft tha se u pajtua që të bëjë marrëveshje me Terin për të mos u marrë me shpenzime legale.
Kompania e kompjuterëve, bëri të ditur se Windows 10 nuk funksion në harduer të vjetër.