Telegrafi

Windows 10 i instaluar në 110 milionë pajisje

Në fakt, vetëm një ditë pas lansimit, Windows 10 kishte arritur të shkarkohej 14 milionë herë, ndërsa një muaj më pas sasia e instalimeve të këtij versioni të sistemit operativ arriti në 75 milionë.

Ndërsa sot në ngjarjen e Microsoft është thënë se Windows 10 tani është në më shumë se 110 milionë pajisje i instaluar, dhe kjo shifër është arritur për vetëm 10 javë.

Vetëm 8 milionë nga ky total janë instalime që janë bërë nga përdoruesit e biznesit. (Telegrafi)