Duke nisur që nga dita e nesërme “Windows 10” nuk mund të merret falas. Mësohet se më pas, përditësimi nga sistemi që keni do të kushtojë e pakta 110 dollarë.
Bëhet e ditur se kompjuteri për “Windows 10” mjafton të ketë parametra minimalë, si procesor 1GHz, RAM 1GB për Windows32-bit, 2GB për 64-bit, 20 GB hapësirë në disk. Kaq i kanë pothuajse të gjithë kompjuterët e 10 viteve të fundit.
Para se të merrni “Windows10”, duhet të keni patjetër të instaluar “Windows 7”, “Windows 8”, ose “Windows 8.1”. Në të njëjtën faqe keni një mundësi që ta shkarkoni në një disk në formatin ISO.
Ndërkohë instalimi është shumë i thjeshtë. Për ta marrë, mjafton të shkoni këtu. Shkarkohet një skedar i vogël. Hapeni dhe ai nis shkarkimin e gjithë Windows-it. Kërkon kohë, sipas shpejtësisë së internetit.
Pas shkarkimit, ndiqni udhëzimet për ta instaluar. Nëse nuk e pëlqeni “Windows 10”, keni 30 ditë kohë për t’u kthyer tek versioni që patët me një klikim. Nëpërmjet fotove jepen udhëzimet hap pas hapi, transmeton shekulli.
Pasi e shkarkoni nga lidhja, shfaqet kjo tabelë. Zgjidhni gjuhën dhe klikoni “Next”;
Duhet të shfaqet kjo tabelë që thotë ta instaloni në çast, “Install Now”. Shtypeni dhe vazhdoni;
Kujdes! Nëse zgjidhni të parën, “Upgrade”, ruani çdo gjë që keni tek versioni i ri. Nëse zgjidhni tjetrën, fshihen;
Nëse shfaqen disa hard disqe, zgjidhni atë ku keni Windows aktual, pastaj vazhdoni;
Kur del kjo tabelë, keni mbaruar gjysmën e punës. Prisni sa të dalë shenja jeshile e miratimit tek secili rresht;
Për shpejt, zgjidhin “Use express settings” që të përdorni rregullimet standard. Për detaje, shtypni “Customize”;
Duhet të keni patjetër një llogari e-mail-i në Microsoft, që të përdorni çdo ofertë pa përjashtim. Hapni në live.com, ose hotmail.com;
Zgjidhni “Set this up for a new PC” që ta krijoni një llogari nga zeroja;
Kjo shfaqet kur Windows bën instalimet e fundit para se të jetë gati për përdorim;
Nëse nuk ju pëlqen, shkoni tek SETTINGS, UPDATE and SECURITY, pastaj RECOVERY dhe klikoni GO BACK TO për ta kthyer siç e patët.