Telegrafi

Winamp mbyllet më 20 dhjetor

Winamp është themeluar në vitin 1997 nga Justin Frankel dhe Dmitry Boldyrev, dhe dikur ky ishte shërbimi më i përdorur për muzikë në kompjuterë.

Pak kohë pas lansimit zyrtar të shërbimit, Winamp kishte mundësuar edhe krijimin e dizajneve të reja për ta personalizuar pamjen dhe navigimin. Në vitin 1999, Nullsoft, kompania e cila e kishte krijuar Winamp-in ishte blerë nga AOL për 80 milionë dollarë.

Pas lëshimit të pesë versioneve të para dhe integrimit me Shoutcast për “radio streaming”. Winamp.com ka vendosur të mbyllet më 20 dhjetor 2013, dhe shërbimi nuk do të jetë më në dispozicion për shkarkim pas kësaj date. / Telegrafi /