Në bashkëpunim me Sony dhe BBC, gjysmëfinalja dhe finalja e sivjetme e meshkujve, dhe finalja e femrave, do të xhirohen dhe transmetohen në teknologjinë 3D.
Përfaqësues të Wimbledonit kanë thënë se pranimi i teknologjive të reja televizive ka ndodhur edhe në të kaluarën në këtë turne tenisi, ndërsa emetimi me anë të teknologjisë 3D, sipas tyre, është një kombinim klasik i traditës dhe inovacionit. /Telegrafi/