Telegrafi

Wimbledon: Venus, Safina kalojnë rundin e parë

Williams, kampione e pesëfishtë e këtij turneu, mposhti zviceranen Stefanie Voegele 2-0 në sete (6-3, 6-2), për të siguruar vend në rundin e dytë, ku do të takohet me ukrainasen Kateryna Bondarenko.

Në rundin e dytë është kualifikuar edhe rusja Dinara Safina, e cila mposhti në dy sete spanjollen Lourdes Dominguez Lino (7-5, 6-3) dhe në ndeshjen e radhës do të takohet me paraguaianen Rossana de los Rios.