Telegrafi

Wimbledon: Venus në formë të shkëlqyeshme

Venus, e cila është në kërkim të titullit të gjashtë në Wimbledon dhe të tretit radhazi, kurrë nuk u dorëzua në përballje me Bondarenko. Amerikania në do përballet me Carla Suarez Navarro në kërkim të një vendi për të rundin e katërt, pasi spanjollja mposhti rusen Ekaterina Makarova në tri sete (7-5, 4-6, 6-1).

Tenistja numër një në botë, rusja Dinara Safina po ashtu ka siguruar vend në rundin e tretë, duke mposhtur tenisten nga Paraguai, Rossana De Los Rios, 2-0 në sete (6-3, 7-5). Safina në ndeshjen e radhës do të përballet me belgen Kirsten Flipkens, e cila mposhti britaniken Elena Baltacha (7-5, 6-1).

Edhe kampionia e French Open, Svetlana Kuznetsova, ka shfaqur një paraqitje të shkëlqyeshme, duke mposhtur me lehtësi francezen Pauline Parmentier (6-1, 6-3).