Telegrafi

Wimbledon i takon Andy Murrayt

Tenisti britanik, Andy Murray, ka kthyer titullin e Wimbledonit pasi ka mposhtur Milos Ranocin në finalen e edicionit të sivjetmë.

Numri dy në ranglistën botërore të tenisit ktheu titullin e më të mirit pas dy triumfeve të njëpasnjëshme të Novak Gjokoviqit. Ky është titulli i dytë i Wimbledonit për Murrayn, që më parë e fitoi edhe në vitin 2013.

Në finale, Murray mposhti kanadezin 3 me 0 në sete (6:4, 7:6 dhe 7:6).