Telegrafi

Wimbledon, Serena-Zvonareva finalja e femrave

Serena Williams tejkaloi çeken Petra Kvitova me rezultat 7-6 dhe 6-2, për të arritur në finalen e saj të gjashtë në karrierë, ndërsa nga ana tjetër Vera Zvonareva u tregua e fortë për Tsvetana Pironkovan, të cilën e mposhti pas një seti epërsie për rezultatin përfundimtar 3-6, 6-3 dhe 6-2.

Finalja e femrave në Wimbledon mes Serena Williams dhe Vera Zvonarevas zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/