Telegrafi

Wimbledon: Serena në 1/8 e finales

27-vjeçarja amerikane, është duke kërkuar t’i shtojë edhe titullin e Wimbledonit trofeut që fitoi në muajin janar në Australian Open. Në 1/8 e finales Serena do të takohet me sllovaken Daniela Hantuchova, e cila mposhti tenisten japoneze Ai Sugiyama (6-4, 6-3).

Kampionia olimpike Elena Dementieva ka eliminuar nga gara e mëtejme rusen tjetër Regina Kulikova, duke e shkatërruar në dy sete (6-1, 6-2). Dementieva në rundin e katërt do të përballet me rusen Elena Vesnina ose sllovaken Dominika Cibulkova.