Telegrafi

Wimbledon: Serena mbron me sukses titullin

Kampionia në fuqi pati nevojë për pak më shumë se një orë (66 minuta), për t’i dhënë fund shpresave të Zvonareva për të fituar titullin e parë të saj Grand Slam.

Fitorja e ngre Williams mbi Billie Jean King, me 13 tituj të mëdhenj të fituar dhe ngjitet në pozitën e gjashtë të tenisteve më të mira të të gjitha kohërave.

“Ky është një titull shumë i veçantë. Billie Jean, të kam arritur”, i ka thënë Williams bashkëvendëses së saj e cila shikonte nga publiku. /Telegrafi/