Telegrafi

Wimbledon: Roddik prish ëndrrën e Murrayt

Roddick befasoi fansat vendas të britanikut kur fitoi 6-4 me setin e parë, por Murray u përgjigj në të njëjtën mënyrë në setin e dytë. Megjithatë amerikani arriti t’i fitojë edhe dy setet e radhës, megjithëse me shumë vështirësi.

Roddick në finale do të përballet me kampionin e pesëfishtë të këtij turneu dhe finalistin e vitit të kaluar, Roger Federer, i cili më herët eliminoi gjermanin Tommy Haas.