Telegrafi

Wimbledon, Nadal fiton titullin e dytë

Nadal ishte shumë i fortë për çekun Berdych, pasi që fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-3, 7-5 dhe 6-4), në një ndeshje që u zhvillua për 2 orë e 13 minuta në fushën qendrore të Wimbledonit.

Nadal bëhet tenisti i parë spanjoll që e fiton dy herë Wimbledonin dhe njëkohësisht me fitoren në finale, ai regjistroi fitoren e 14-të me radhë në turneun më të madh të tenisit. /Telegrafi/