Telegrafi

Wimbledon: Motrat Williams vazhdojnë garën

Venus, që është në kërkim të titullit të tretë radhazi dhe të gjashtit në këtë turne, e shkatërroi serben me rezultat 6-1 në setin e parë, para se Ivanovic të tërhiqet që në fillim të setit të dytë.

Williams do të luajë kundër tenistes së 11-të Agnieszka Radwanska për një vend në gjysmëfinale, pasi polakja i dha fund suksesit të 17-vjeçares amerikane Melanie Oudin duke e fituar në dy sete (6-4, 7-5).

Edhe Serena Williams nuk humbi shumë kohë për t’iu bashkuar Venus në çerekfinale. Kampionia e Australian Open shkatërroi sllovaken Daniela Hantuchova në dy sete (6-3, 6-1).

Amerikania do të përballet me Victoria Azarenka për një vend në gjysmëfinale, pasi bjellorusja e tetë në botë arriti të mposht në tre sete (7-6, 2-6, 6-3) rusen Nadia Petrova.