Telegrafi

Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron

Australiani është rikthyer në formë duke shënuar befasinë më të madhe në garën e meshkujve, pasi eliminoi Del Potron në tre sete (6-3, 7-5, 7-5). Hewitt në ndeshjen e ardhshme do të përballet me gjermanin Philipp Petzschner, i cili mposhti bashkëvendësin e tij Mischa Zverev (4-6, 7-6, 3-6, 7-6, 6-0).

Numri tre i botës, Andy Murray, po ashtu ka siguruar vend në rundin e tretë të Wimbledonit pasi mposhti në tre sete (6-2, 7-5, 6-3) tenistin nga Letonia, Ernests Gulbis.

Murray e pa veten në vështirësi vetëm në setin e dytë, ndërsa me lehtësi fitoi në dy setet tjera, duke kryer punën brenda 88 minutash. Skocezi do të përballet me fituesin e takimit në mes të serbit Victor Troicki dhe spanjollit Daniel Gimeno-Traver.

Për në rundin e tretë është kualifikuar edhe amerikani Andy Roddick, i cili mposhti në katër sete rusin Igor Kunitsyn (6-4, 6-2, 3-6, 6-2). Roddick në ndeshjen e ardhshme do të takohet me austriakun Jurgen Melzer, i cili mposhti gjermanin Benjamin Becker (7-6, 6-3, 7-6).