Telegrafi

Wimbledon: Federer në çerekfinale

Me fitoren e sotme zvicerani siguron vend për në çerekfinale të turneut britanik. Numri dy i botës do të ndeshet me kroatin Ivo Karlovic i cili fitoi në katër sete ndaj spanjollit të shtatë në botë, Fernando Verdasco (7-6, 6-7, 6-3, 7-6).

Tenisti i katërt në botë, Novak Djokovic, po ashtu është kualifikuar për në çerekfinale të turneut, duke mposhtur me lehtësi (6-2, 6-4, 6-1) izraelitin Dudi Sela. Serbi do të përballet me Tommy Haas për një vend në gjysmëfinale, pasi gjermani mposhti rusin Igor Andreev (7-6, 6-4, 6-4).

Më tej do të vazhdojë edhe australiani Lleyton Hewitt që është rikthyer nga dy sete disavantazh, për të mposhtur çekun Radek Stepanek (4-6, 2-6, 6-1, 6-2, 6-2).