Telegrafi

Wimbledon: Federer humb një set, por fiton ndeshjen

27-vjeçari gjerman pritej të ishte një test i vështirë për Federer, pasi bëri befasinë duke eliminuar serbin Novak Djokovic në turneun French Open muajin e kaluar. Por numri dy i botës fitoi me lehtësi në dy setet e para, megjithatë u mposht në setin e tretë.

Zvicerani u kthye më fuqishëm në setin e katërt, duke eliminuar nga gara e mëtejme Kohlscheiber.

Kampioni i pesëfishtë i Wimbledonit, do të përsëritë finalen e fundit French Open, pasi në rundin e katërt do të takohet sërish me suedezin Robin Soderling, pasi ky i fundit mposhti spanjollin Nicolas Almagro (7-6, 6-4, 6-4).

I nënti në botë, francezi Jo-Wilfried Tsonga, nuk arriti të tejkalojë kroatin Ivo Karlovic, i cili kualifikohet për në 1/16 e finales (7-6, 6-7, 7-5, 7-6). Karlovic në takimin e radhës do të ketë përballë Fernando Verdasco, pasi spanjolli u rikthyer nga një set disavantazh për të mposhtur në katër sete bashkëvendësin e tij Nicolas Almagro (4-6, 6-1, 6-4, 7-6).