Site icon Telegrafi

Wilson MVP i xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar

photo by: @Shpend Ahmeti

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbin e rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e fituan bindshëm prishtinasit. Te bardhekaltrit më i miri ishte Derrick Wilson me 15 pikë, katër kërcime, dhjetë asistime, si dhe tre topa të vjedhur, ndërsa për tri pikë ishte i saktë tri herë nga tri tentime dhe për dy pikë, tri herë nga pesë tentime. Wilson me këtë paraqitje u shpall MVP i javës. Ai u ndihmua nga Brooks Debisschop që po ashtu kishte dyshifror të dyfishtë me 15 pikë e 14 kërcime dhe një asistim.

Peja u rikthye te fitore, ku mundi Vëllaznimin në udhëtim, ndërsa më i miri te verdhezinjtë ishte Brad Waldow me 20 pikë, 18 kërcime dhe dy asistime.

Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e 13-të me radhë, ku brenda pak ditëve mundi dy herë Ponte Prizrenin, kurse kësaj radhe u dallua amerikani i natyralizuar Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Bashkimi vazhdoi serinë pozitive dhe realizoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahovecit, ndërsa më i miri në parket ishte Courtis Jones i prizrenasve me 21 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime. /Telegrafi/

Top 5

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 15 pikë, 4 kërcime, 10 asistime

Brad Waldow (Peja) 20 pikë, 18 kërcime, 2 asistime

Brooks Debisschop (Sigal Prishtina) 15 pikë, 14 kërcime, 1 asistim

Malcolm Armstead (Golden Eagle Ylli) 15 pikë, 9 kërcime, 5 asistime

Courtis Jones (Bashkimi) 21 pikë, 5 kërcime, 3 asistime

Exit mobile version