Telegrafi

Wilsheres asgjë nuk po i shkon për dore – Pasi Wenger e dërgoi te U-23, ai përleshet me kundërshtarin në fushë e rrihet në tunel (Foto/Video)

Jack Wilshere nuk është duke u bërë rehat te Arsenali, prej se kur u kthye nga huazimi që e kishte te Bournemouth.

Mesfushori ishte dërguar nga trajneri Arsen Wenger te skuadra U-23 për të luajtur që ta rifitojë formën, por ai nuk ka kaluar mirë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Lojtari i topçinjve pasi mori një goditje në këmbë nga një lojtar i Cityt, ai reagoi keq duke e shtyrë atë, pastaj erdhi një tjetër dhe të njëjtën gjë e pësoi edhe ai.

Lojtari që sipas Arsene Wenger ka të ardhme te klubi, u desh ta lëshojë fushën pasi gjyqtari e dërgoi jashtë me kartonë të kuq.

Ish lojtari që luajti te Bournemouth si huazim, luajti vetëm 63 minuta.

Shumë lojtarë u përfshinë në këtë zënkë, por Wilshere  dhe Wilson, u dërguan më herët në dushe.

Aty nuk kishte mbaruar asgjë, pasi dyshja gjatë ecjes në tunel janë grushtuar me vete, para se të ndaheshin nga stafet e klubeve.

Wilshere nuk do të dënohet për këtë kartonë të kuq për ndeshjet me ekipin e parë.

Kjo pasi FA ka ndryshuar rregullat dhe ai do të mungoj tri ndeshje në këtë nivel garash.

Ndeshja kur ndodhi zënka ishte 3-1 për Arsenalin, ndërsa u mbyll me rezultat 4-3, me fitoren e londinezëve. /Telegrafi/